Drogba i jep fund karrierës me kombëtaren e tij
Sulmuesi i rikthyer te Chelsea përfaqësoi Elefantët edhe Kupën Botërore të kësaj vere në Brazil, por tash ka vendosur të fokusohet në karrierën me klubin, pasi ka shënuar 65 herë në 104 paraqitje për vendin.
“Me shumë dëshpërim kam vendosur të pensionohem nga futbolli ndërkombëtar. Këto 12 vitet e kaluara në ekipin kombëtar kanë qenë plot emocione. Që nga ftesa e parë deri te ndeshja e fundit, gjithmonë jam përpjekur të jap më të mirën për vendin tim”
“Jam shumë krenar që kam qenë kapiten i këtij ekipi për tetë vite dhe që kam kontribuar për ta vendosur vendin tim në skenën botërore të futbollit, të marrë pjesë në tre Kupa Botërore dhe dy Kupa Afrikane të Kombeve”
“Nuk arrij të përcjell falënderime të mjaftueshme te fansat për gjithë dashurinë dhe mbështetjen gjatë këtyre viteve. Të gjithë golat e mi, paraqitjet e mia, të gjitha fitoret tona janë për ju – ju dua”, ka qenë deklarata e Drogbas. /Telegrafi/


