Please enter at least 3 characters.

Donnarumma kërkon falje për gabimin ndaj Sampdorias

2019/03/GettyImages-1023333052.jpg
237:"NAPLES, ITALY - AUGUST 25: Gianluigi Donnarumma of AC Milan stands disappointed during the serie A match between SSC Napoli and AC Milan at Stadio San Paolo on August 25, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani ka pësuar humbje në udhëtim te Sampdoria me rezultat minimal 1-0.

Rossonerët pësuan gol qysh në minutën e parë të ndeshjes pas një gabimi trashanik të portierit Giggi Donnarumma.

Italiani i talentuar në tentim për ta larguar topin e dërgon atë në këmbët e Defrel që shënoi për 1-0.

Pas ndeshjes ka qenë vetë reprezentuesi italian që ka kërkuar falje për gabimin e bërë e që i kushtoi skuadrës së tij me humbje.

“Dua t’i falënderojë bashkëlojtarët për mbështetjen në momentin e gabimin dhe në fund të ndeshjes. Ndodh që çdo kush të gabojë dhe më vije shumë keq për gabimin tim. Dua t’i kërkojë falje të gjithëve për atë gabim timin”, tha Donnarumma.

Gianluigi Donnarumma në ndeshje ndaj Sampdorias. (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

“Më vije keq pasi bëmë gjithçka në fushë dhe nuk arritëm të merrnim as një pikë. Fatmirësisht do tëhuajmë të martën dhe duhet ta harrojmë këtë që ndodhi”, u shpreh portieri italian.

Krejt në fund Donnarumma ka lavdëruar kapitenin e Sampdorias, Fabio Quagliarellan që e ka përkrahur pas gabimit të bërë.

“Quagliarella është një mik shumë i mirë, e kam njohur për së afërmi tani në 10 ditët e kaluara në Kombëtare. E falënderojë që pas golit të pësuar erdhi dhe më ngushëlloi”, përfundoi Donnarumma. /Telegrafi/