Please enter at least 3 characters.

Donald Trump zyrtarisht kandidat i republikanëve për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

2020/03/trump-crop1.jpg
392:"File - In this May 16, 2018 file photo, President Donald Trump listens to a question during a meeting in the Oval Office of the White House in Washington. Trump is backing San Diego businessman John Cox for California governor. Trump announced his endorsement on Twitter Friday, May 18, saying he looks forward to working with Cox to "Make California Great Again!" (AP Photo/Evan Vucci, File)
2:"AP

Presidenti amerikan, Donald Trump, edhe zyrtarisht u emërua sot si kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në të cilat ai do të garojë kundër demokratit Joe Biden.

Trump mori shumicën e votave, siç pritej, në fillimin e një kongresi katër-ditor republikan në Charlotte, Karolina Veriore. Ai është planifikuar të mbajë një fjalim duke pranuar nominimin të enjten në Shtëpinë e Bardhë.

Konventa Kombëtare Republikane katër-ditore filloi të hënën, dhe Trump është planifikuar t'u drejtohet të pranishmëve. Në kongres do të marrin pjesë fëmijët e tij, udhëheqësit republikanë dhe disa amerikanë që janë bërë ikona konservatorë.

Sonte fjalimet do të mbahen edhe nga zëvendëspresidenti Mike Pence, si dhe ambasadorja e SHBA në OKB Nikki Haley dhe një çift nga Misuri që "mirëpritën" protestuesit e mbledhur në lëvizjen "Lives Matter" me armë para shtëpisë së tyre.

Sot gjatë ditës, Pence u konfirmua gjithashtu një kandidat për zëvendëspresident të SHBA-së.

Ndryshe nga viti 2016, Trump po hyn në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 me mbështetjen e plotë të republikanëve kryesorë edhe pse ai mbetet prapa në sondazhet në shtetet vendimtare të SHBA-së.

Konventa, e mbajtur në një kohë kur epidemia e koronavirusit ka marrë jetën e më shumë se 170,000 amerikanëve, do të jetë thelbësore për formësimin e mesazhit të fushatës së Trump bazuar në ndarjet kulturore, nacionalizmin dhe përparimin ekonomik.

Presidenti pritet të vazhdojë të fajësojë Kinën për pandeminë koronavirus dhe të pretendojë se ai vetëm është i aftë të rindërtojë vendin ekonomikisht.

Trump po vjen në kongres me një javë lajmesh negative, përfshirë arrestimin e ish-kreut të fushatës së tij të fundit presidenciale, Steve Bannon, dhe publikimin e një regjistrimi të bisedave telefonike të motrës së tij më të madhe që kritikojnë karakterin e tij. /KP/