Please enter at least 3 characters.

Donald Trump konfirmon tërheqjen nga sanksionet e reja tregtare ndaj Kinës

2019/07/donald_trump_osaka2019.jpg
641:"OSAKA, JAPAN - JUNE 29: U.S. President Donald Trump speaks during a press conference after the G-20 Summit on June 29, 2019 in Osaka, Japan. Trump and Chinese President Xi Jinping agreed to resume trade negotiations on Saturday during their meeting in Osaka at the annual Group of 20 summit, in an attempt to resolve a trade deal between the world's two largest economies. According to reports, both leaders agreed that the U.S. would not impose new tariffs during their discussion as world leaders met in Osaka during the two-day G20 summit to discuss economic, environmental and geopolitical issues. (Photo by Tomohiro Ohsumi/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se bisedimet për tregti me liderin e Kinës, Xi Jinping, kanë shkuar “më mirë se që është pritur”.

Trump premtoi një pauzë për vendosjen e sanksioneve të reja për të lejuar vazhdimin e negociatave.

"Nuk e kam me nguti, por gjërat po duhen shumë mirë”, tha Trump në Twitter, pas takimit në samitin G20-së në Osaka të Japonisë.

Ai më herët e kishte quajtur takimin “të shkëlqyer” dhe tha se jemi sërish në vijë.

"Do t’i vazhdojmë negociatat”, kishte thënë ai.

Në postimin e tij, Trump tha se Kina është pajtuar të blejë “produkte bujqësore nga fermerët tanë të shkëlqyeshëm”.

Ministria e Jashtme e Kinës ka cituar liderin Xi duke i thënë Presidentit Trump se ka shpresuar që kompanitë kineze do të trajtohen mirë.

"Kina është e gatshëm për të vazhduar negociatat me SHBA-në, por negociatat duhet të jenë të barabarta dhe të shfaqin respekt të dyanshëm.

I pari i Shtëpisë së Bardhë për një kohë të gjatë është ankuar lidhur me praktikat tregtare të Kinës dhe administrata amerikane po kërkon ndryshime nga Kina, sa i përket vjedhjes së pronës intelektuale amerikane dhe eliminimin e barrierave, që firmat amerikane dhe kompanitë e tjera të huaja, përballen në tregun e Kinës.

Pekini thotë se Uashingtoni po bën kërkesa të paarsyeshme dhe se duhet të bëjë lëshime.

Trump, i dha Huaweit një “mundësi” shpëtimi pasi tha se kompanitë amerikane do të lejohen përsëri të bëjnë biznes me gjigantin kinez pas një muaji paqartësi.

Muajin e kaluar Administrata Trump e vendosi Huawein dhe 70 njësi të kompanisë në listën e zezë duke ja ndaluar kompanive amerikane të bëjnë biznes me ta. /Telegrafi/