Dhurata Dora paralajmëron projektin e ri (Video)
18/03/2016
Dhurata Dora ka publikuar trailerin e videoklipit të saj të ri.
Kënga titullohet “Numri i ri” sipas informacioneve të Telegrafit.
Burimet për Telegrafin konfirmojnë se kënga në muzikë po punohet nga Big Bang Beats, producenti i hiteve nga Red Box Entertainment.
Ndër të tjerë bashkpuntorë janë edhe Max Production për videoklip.


