Please enter at least 3 characters.

Dështon intervistimi i Maxhunit për dëbimin e shtetasve turq

2019/03/Shpend-Maxhuni-raporton-para-Komisionit-per-Mbikeqyrjen-e-AKI-se-foto-Ridvan-Slivova-22.jpg
14:"Ridvan Slivova

Komisioni Hetimor Parlamentar në mbledhjen e sotme kishte paraparë intervistimin e shefit të AKI-së Shpend Maxhuni në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Por në mungesë të kuorumit ka dështuar intervistimi i kreut të AKI-së për ndriçimin e këtij rasti.

Ditë më parë ky komision pati ftuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të raportojë në lidhje me këtë rast, mbledhje kjo që ishte shndërruar në debat dhe akuza në mes presidentit dhe anëtarëve të komisionit hetimor. /KP/Telegrafi/