Please enter at least 3 characters.

Deschamps: Martial po luan më mirë nën urdhrat e Solskjaerit se sa të Mourinhos

2019/02/Martial-Everton-e1550654605412.jpg
303:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 28: Anthony Martial of Manchester United celebrates after scoring his team's second goal during the Premier League match between Manchester United and Everton FC at Old Trafford on October 28, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Francës, Didier Deschamps është i kënaqur me formën aktuale të sulmuesit Manchester Unitedit, Anthony Martial.

Trajneri francez mendon se zëvendësim i Jose Mourinhos me Ole Gunnar Solskjaerin ka qenë çelësi i ringjalljes së formës së sulmuesit.

"Është gjithmonë e vështirë të dihet se çfarë mund të ndodhë me një lojtar, por të gjithë i njohin periudhat kur janë keq në fushë, ndoshta ka lidhje me besimin e marrëdhëniet e tyre me trajnerin".

Martial dhe Pogba

"Anthony Martial është rikthyer në një nivel shumë të mirë, ai shpesh është vendimtar, ka probleme fizike, por ka luajtur edhe në Euro 2016".

"Ai nuk ishte me ne në Kupën e Botës, por është një nga lojtarët që e ndjekim rregullisht. Martial është një lojtar i ri që po rritet sepse e filloi shumë herët karrierën".

"Ka gjithmonë momente të vështira në një karrierë, por sa i përket potencialit, lojtari ka gjithçka që ju nevojitet për nivelet e larta", ka pohuar trajneri që me kombëtaren franceze e fitoi Kupën e Botës në Rusi.

Ndryshe, Martial deri më tani është paraqitur 106 herë për Djajtë e Kuq dhe ka shënuar 33 gola. /Telegrafi/