Please enter at least 3 characters.

Demi Rose shfaq linjat e formësuara trupore, ndërsa pozon gjatë perëndimit të diellit

2020/08/demirose_117325088_717479152426860_1285804727145522978_n-e1597609386668.jpg

Ajo vazhdon të jetë ndër personat më të komentuar dhe pëlqyer nga publiku i gjerë.

Bëhet fjalë për modelen e njohur, Demi Rose, e cila nuk kursen pozat provokuese, për t’i ndarë me fansat e saj.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka mahnitur me pozat e reja, të realizuara gjatë perëndimit të diellit.

Derisa po shijon që një kohë të gjatë pushimet në Ibiza, Demi është parë në po të njëjtin vend, e veshur me bikini.

Kësaj radhe ajo ka vendosur të fotografohet nga mbrapa, duke theksuar në rend të parë të pasmet e formësuara.

“Perëndimi i diellit është koha ime e preferuar e ditës”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Sidoqoftë, për modelen është folur mjaft shumë në faqet rozë, pas deklaratave të saj rreth bullizmit dhe abuzimit, me dukuri të cilat është përballur gjatë fëmijërisë. /Telegrafi/