Please enter at least 3 characters.

Demi Lovato i kishte treguar Max Ehrich që po ndahen, teksa aktori pretendon se e ka kuptuar nga lajmet

2020/09/Untitled-design-1-16.jpg

Gjatë kësaj jave në faqet rozë është përfolur mjaft shumë për ndarjen e Demi Lovato me Max Ehrich.

Fillimisht nuk janë kuptuar arsyet e një ndarje të tillë, teksa Max përmes një deklarate kishte shpjeguar më në detaje, shkruan Daily Mail.

Ai kishte pretenduar se nuk është informuar nga këngëtarja, ndërsa ndarjen e ka kuptuar nga lajmet në media.

Por sipas burimeve të People, thuhet se Demi e ka paralajmëruar ish- të fejuarin, me të cilin pati gjashtë muaj lidhje dashurie.

Që nga ajo kohë, dyshja kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe kanë fshirë fotografitë e përbashkëta.

Theksojmë se Lovato dhe Ehrich filluan romancën në mars të këtij viti, ndërsa kaluan karantinën gjatë pandemisë së bashku, kurse në korrik u fejuan. /Telegrafi/