Debuton Kosova, sot nisin Lojërat Evropiane
Në mesin e 49 shteteve pjesëmarrëse të kësaj ngjarje prestigjioze është edhe Kosova. 19 sportistë, trajnerë, krerë të federatave, zyrtarë të ndryshëm sportive, por edhe zyrtarë shtetërorë, do të përfaqësojnë Kosovën në Bakun.
Tashmë në Baku gjithçka është gati për fillimin e Lojërave Evropiane, dhe se më kohë është ndërtuar e gjithë infrastruktura e nevojshme, stadiumet janë modernizuar, kështu që kryeqyteti i Azerbajxhanit është i gatshëm për të fillimin e garave në 20 disiplina, ku do të garojnë më shumë së gjashtë mijë sportistë në këtë garë prestigjioze.
Hapja solemne e Lojërave Evropiane, do të bëhet sot, ndërsa ceremonia e hapjes do të udhëhiqet nga skenaristi grek, Dimitris Papaioannou i cili ka punuar edhe në skenografinë gjatë Olimpiadës së Verës 2004 në Athinë.
Kurse, ceremonia e mbylljes do të mbahet më 28 qershor në stadiumin Kombëtar.


