Please enter at least 3 characters.

Dëbimi i shtetasve turq, Thaçi nuk merr pjesë në intervistim nga ana e komisionit

2019/04/57602866_637279580052151_8551832176180592640_n.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për dëbimin e shtetasve turq.

Ai ka kërkuar që intervistimi i tij të bëhet me 26 prill, raporton Telegrafi.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komisionit, Xhelal Sveçla. Sveçla ka thënë se është kërkuar që të caktohet një datë tjetër nga zyra e Presidencës.

"Zyra e Presidencës ka komunikuar me ne dhe ka kërkuar një datë tjetër për intervistimin e Presidentit. Në përgjigjen e zyrës së Presidencës thuhet se me keqardhje kjo zyrë na informon që Presidenti nuk mund të i përgjigjet ftesës së sotme, andaj kërkojmë që kjo ftesë të bëhet me 26 prill", ka thënë Sveçla.

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të shtetasve turq/ Foto: Ridvan Slivova

Ndryshe, Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, në mbledhjen e sotme kishte ftuar për intervistim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për rastin e dëbimit të shtetasve turq./Telegrafi/