Please enter at least 3 characters.

De Bryune: Muriqi na siguroi gjysmëfinalen, ai ishte i akullt në portë

2018/12/GettyImages-1074375296.jpg
338:"LEICESTER, ENGLAND - DECEMBER 18: Arijanet Muric of Manchester City celebrates following his sides victory in the penalty shoot out during the Carabao Cup Quarter Final match between Leicester City and Manchester United at The King Power Stadium on December 18, 2018 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City vetëm pas penaltive ka siguruar një vend për në fazën e ardhshme të Carabao Cup.

Citizens triumfuan 4-2 në penalti kundër Leicester Cityt, ku ndeshja në kohën e rregullt përfundoi e barabartë, 1-1.

Heroi i ndeshjes po konsiderohet portieri shqiptar, Arijanet Muriqi, i cili ka marr lëvdata nga stafi teknik dhe lojtarët.

Arijanet Muriqi (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Edhe mesfushori belg, Kevin de Bryune ka pas fjalë të mira për portierin e përfaqësueses sonë duke thënë se fitoja erdhi në saje të Muriqit.

“Muriqi ishte lojtari që na siguroi gjysmëfinalen pasi gjithçka ishte e hapur”, pohoi De Bruyne për Sky Sports.

“Ai bëri disa pritje fantastike dhe duket sikur ka akull brenda tij. Muriqi ka bërë atë që duhej bërë dhe në fund besoj se ky mund iu shpërblye. Është moment shumë i mirë për të”, tha mesfushori.

Ndryshe, portieri ka debutuar për Kosovën në fitoren kundër Azerbajxhanit, e cila gjë i siguroi fazën e “play-off” në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. /Telegrafi/