Please enter at least 3 characters.

De Bruyne paralajmëron Liverpoolin: Do t'ju ndodhë ajo që ndodhi në sezonin e kaluar

2019/09/KevinDeBruynenorwich-1.jpg
285:"NORWICH, ENGLAND - SEPTEMBER 14: Todd Cantwell of Norwich City is challenged by Kyle Walker of Manchester City during the Premier League match between Norwich City and Manchester City at Carrow Road on September 14, 2019 in Norwich, United Kingdom. (Photo by Paul Harding/Getty Images)
12:"Getty Images

Kevin De Bruyne paralajmëron se historia mund të përsëritet dhe Manchester City sërish do të dalë përpara Liverpoolit.

Kampioni i Ligës Premier ka mbetur pesë pikë prapa liderit në tabelë, pas humbjes prej 3-2 nga Norwich City.

Mirëpo, nuk duhet harruar se Citizens ishin shtatë pikë prapa Redsave pas 20 ndeshjeve në edicionin e kaluar dhe në fund u shpallën kampionë.

Kevin De Bruyne (Foto: Paul Harding/Getty Images/Guliver)

"Akoma mund të fitojmë me të njëjtat pikë në fund të sezonit. Nuk është e nevojshme të fitosh me 15 pikë, sepse është Liga Premier. Ka ndodhur një herë".

"Është vështirë dhe duam të përfundojmë në vend të parë - nuk është rëndësishme si do t'ia dalim".

"Në sezonin e kaluar, ishim shtatë pikë prapa. Ndodh. Natyrisht se duam ta fitojmë secilën ndeshje, por është vështirë", ka deklaruar De Bruyne. /Telegrafi/