Please enter at least 3 characters.

David Silva aludon në pensionimin e tij në La Liga

2018/11/Silva-Man-City.jpg
327:"MANCHESTER, ENGLAND - NOVEMBER 07: David Silva of Manchester City celebrates after scoring his team's first goal during the Group F match of the UEFA Champions League between Manchester City and FC Shakhtar Donetsk at Etihad Stadium on November 7, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli spanjoll i Manchester Cityt, David Silva ka folur për të ardhmen e tij.

Silva është duke e zhvilluar sezonin e tij të nëntë me kampionin aktual të Ligës Premier.

Gjatë karrierës së tij me Cityn, Silva ka fituar disa herë trofeun e Ligës Premier dhe të gjitha kupat vendore.

Tani, si 32-vjeçar, Silva është pranë përfundimit të karrierës dhe është përfolur për një rikthim të tij në Spanjë, gjë që se ka mohuar as vet lojtari.

David Silva (Getty Images)

"Nuk e di nëse do të luaj një ditë për Las Palmasin", ka thënë fillimisht Silva për mediat angleze.

"Në teori kam edhe 1 vit e gjysmë kontratë me Cityn, por në futboll gjërat ndryshojnë shpejt".

"Asnjëherë nuk mund të parashikosh me saktësi se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen", përfundoi ylli spanjoll.

Silva në këtë sezon me Qytetarët ka gjithsej 14 paraqitje dhe gjashtë gola të realizuara në të gjitha garat. /Telegrafi/