Please enter at least 3 characters.

D'Ambrosio thotë se Interi është superior mbi Milanin

2019/03/Festa-Inter-e1552898794956.jpg
246:"MILAN, ITALY - MARCH 17: FC Internazionale players celebrate the victory at the end of the Serie A match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on March 17, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Interit, Danilo D’Ambrosio, insiston se dy fitoret sezonale ndaj Milanit tregojnë se zikaltrit janë superior mbi Milanin.

Italiani bëri një paraqitje të mirë, ndërsa në minutat e fundit shpëtoi pothuajse njv gol të sigurt.

"Jam i lumtur që shkoi mirë. Treguam se jemi superior mbi Milanin në të dy ndeshjet, por jo vetëm për atë, në vitet e fundit kemi fituar më shumë pikë në Serie A se ata".

"Tani le të shijojmë fitoren, t'i rimbushim bateritë dhe të bëhemi gati për Lazion, një tjetër ndeshje e vështirë pas impenjimeve me përfaqësuese", ka thënë D'Ambrosio.

Aktualisht skuadra e Luciano Spallettit renditet e treta me 53 pikë, ndjekur nga Milani me 51. /Telegrafi/