Please enter at least 3 characters.

“CR7 mund t’ia sjellë Portugalisë titullin e Evropës”

2016/01/ldquo-cr7-mund-t-rsquo-ia-sjell-euml-portugalis-euml-titullin-e-evrop-euml-s-rdquo_hd.jpg

Superylli i Real Madridit nuk ka pasur suksese me kombëtaren e tij, ndërsa arritja më e madhe ishte finalja e ‘Euro 2004’, ku befasisht u mposht nga Greqia.

“Përfaqësuesja portugeze mund të bëhet kampion i Evropës ose edhe kampion i botës me Ronaldon. Mendoj se ata janë shumë afër”.

“Portugalia gjithmonë bën fushatë të mirë në Evropë dhe gjithçka mund të ndodhë, sepse lojtari më i mirë në botë është portugez”, ka deklaruar Rivaldo për Jornal de Noticias.

Përfaqësuesja e Portugalisë bën gara në Grupin I, ku do të konkurrojë me Shqipërinë për pozitën e parë në grup. Ndeshja e radhës zhvillohet pikërisht ndërmjet këtyre përfaqësueseve në ‘Elbasan Arena’. /Telegrafi/