Please enter at least 3 characters.

Copenhagen Flames dhe Players janë dy ekipet e para nga PGL EUROPE RMR B që kualifikohen për në Majorin e CS:GO

2022/04/cphplayers-scaled.jpg

Ekipi danez Copenhagen Flames dhe ekipi rus Players tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre në turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022 që do të mbahet në Belgjikë.

CopenHagen Flames mposhtën ekipin suedez NiP me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa për të përfunduar fazën kualifikuese me rekord 3-0 të ndeshjeve (tri fitore, asnjë humbje).

Lojtari më i vlefshëm i ndeshjes Copenhagen Flames kundër NiP u shpall Nico 'nicoodoz' Tamjidi me vlerësimin nga HLTV 1.47.

Ndërsa Players mposhtën ekipin Astralis me rezultat më të ngushtë 2:1 me mapa, për të përfunduar fazën kualifikuese me rekord 3-0 të ndeshjeve (tri fitore, asnjë humbje), dhe duke ju bashkuar Copenhagen Flames në listën e ekipeve pjesëmarrëse në PGL Antwerp Major 2022.

Lojtari me i vlefshëm ne këtë ndeshje u shpall Sergey 'Ax1Le' Rykhtorov me vlerësimin nga HLTV 1.39.

Më poshtë i gjeni formacionet e dy ekipeve të kualifikuara:

GambitSergey “Ax1Le” RykhtorovAbay “HObbit” KhasenovTimofey “interz” YakushinVladislav “nafany” GorshkovDmitry “sh1ro” SokolovCopenhagen FlamesNico “nicoodoz” TamjidiJakob “jabbi” NygaardRasmus “Zyphon” NordfossFredrik “roeJ” JørgensenRasmus “HooXi” Nielsen

/Telegrafi/