Please enter at least 3 characters.

City ka ndarë 140 milionë euro për transferimet e reja, Declan Rice lojtari i pari në listën e Guardiolës

2019/02/GettyImages-1081294680.jpg
269:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 12: Declan Rice of West Ham United celebrates scoring the winning goal during the Premier League match between West Ham United and Arsenal FC at London Stadium on January 12, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City po planifikon ndryshime në mesfushë për në sezonin e ri të kampionatit anglez.

E përditshmja britanike "The Sun" shkruan sot se Pep Guardiola është i interesuar që të gjejë sa më shpejt një lojtar të ri me tipare shkatërruese që do të luajë në mesfushë.

Tashmë skautët e klubit anglez janë duke ndjekur për së afërmi shumë talente duke pasur në dispozicion 140 milionë euro.

Aaron Wan-Bissaka (Photo by Marc Atkins/Getty images)

Në fakt, trajneri spanjoll ka në mendje dy lojtar por më afër është yllit të West Ham Unitedit, Declan Rice, i cili kryeson listën e dëshirave të strategut.

Mesfushori i Anglisë do të kushtojë rreth 78 milionë euro në afatin kalimtar të ardhshëm dhe shihet si zëvendësimi ideal i Fernandinhos.

Citizens gjithashtu janë duke e vëzhguar për së afërmi edhe Aaron Wan-Bissaka të Crystal Palacet dhe Ben Chilwellin e Leicester Cityt.

Ndryshe, City aktualisht ndan pozitën e parë të renditjes tabelore me Liverpoolin, ku ky i fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar në Ligën Premier. /Telegrafi/