Please enter at least 3 characters.

City fiton thellë ndaj Burnleyt, kalon tutje në Kupën FA

2019/01/Man-City-Burnley.jpg
323:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 26: Gabriel Jesus of Manchester City celebrates with teammate Bernardo Silva after scoring his tem's first goal during the FA Cup Fourth Round match between Manchester City and Burnley at Etihad Stadium on January 26, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka fituar me lehtësi ndaj Burnley me rezultat 5-0 në ndeshjen e vlefshme për 1/16-tën e Kupës FA dhe kanë kaluar tutje në fazën tjetër.

Djelmoshat e Pep Guardiolas po vazhdojnë rrugëtimin edhe në Kupat e Anglisë dhe jo vetëm në Ligën Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të vendasve të Cityt, por të cilët arritën të shënojnë vetëm një herë me anë të Gabriel Jesus (23').

Festa tek goli i Jesusit (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, City i Guardiolas u tregua i pamëshirshëm duke shënuar edhe katër gola tjerë në këtë fitore.

Luhej minuta e 53-të e ndeshjes kur Bernardo Silva shënoi për 2-0 pas asistimit të Kevin de Bruyne, ndërsa mesfushori belg u përkujdes të shënojë për 3-0 në minutën e 61-të.

De Bruyne shënoi gol të bukur nga distanca (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Qytetarët vazhduan trysninë dhe dominimin edhe pas golit të tretë teksa në minutën e 73-të ishte Kevin Long që shënoi autogol për epërsinë e Cityt 4-0.

Agueroi shënoi nga penalltia (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Golin e fundit dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes e shënojë i inkuadruari në pjesë të dytë Sergio Aguero (88'), i cili ishte i saktë nga penalltia për 5-0.

City në 1/8-tën e Kupës FA do ndeshet me fituesin e ndeshjes Middlesbrough-Newport Co. /Telegrafi/