Please enter at least 3 characters.

City fiton ndaj West Hamit, i qëndron hije Liverpoolit

2019/02/Sergio-Aguero-City-1-e1551303014402.jpg
343:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 27: Sergio Aguero of Manchester City celebrates after scoring his team's first goal with Raheem Sterling of Manchester City during the Premier League match between Manchester City and West Ham United at Etihad Stadium on February 27, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City fitoi ndaj West Ham Unitedit me rezultat 1-0 dhe kështu vazhdoi ndjekjen e Liverpoolit nga afër në Ligën Premier.

Skuadra e Guardiolas ishte dukshëm më e mirë në fushë dhe në fund arritën një fitore të merituar.

Rasti e parë në ndeshje e kishte David Silva (5'), pastaj edhe Sergio Aguero (26') dhe Nicolas Otamendi (33'), por pasi asnjëri nuk u tregua i saktë pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0.

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në pjesën e parë, ndërsa ishte Sergio Aguero që shënoi golin e epërsisë nga penalltia në minutën e 59-të.

Silva ishte afër të shënojë gol në minutën e 65-të, por një nga mbrojtësit largoi topin nga vija e portës. City kërkoi edhe golin e dytë në takim, por Lukasz Fabianski nuk lejoi një tjetër gol.

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Man City vazhdon në pozitën e dytë me 68 pikë, një më pak se Liverpooli, ndërsa West Hami renditet i dhjeti me 36 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Guardiolas është ndaj Bournemouthit, ndërsa West Hami luan kundër Newcastles. /Telegrafi/

https://twitter.com/TheSwypeSports/status/1100870813136359428