Please enter at least 3 characters.

City edhe matematikisht kampion i Ligës Premier pas humbjes befasuese të Man Utd nga WBA

2018/04/Jose-Mourinho-Man-Utd-e1523810928321.jpg
276:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 15: Jose Mourinho, Manager of Manchester United looks dejected during the Premier League match between Manchester United and West Bromwich Albion at Old Trafford on April 15, 2018 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi është befasuar nga West Bromwich Albion, duke humbur kështu me rezultat 0-1 në Old Trafford.

Me këtë rast Man Utd i dha mundësi Manchester Cityt të bëhet edhe matematikisht kampion në Ligën Premier.

(Foto: Getty Images)

Djajtë e Kuq ishin skuadra që mbajtën topin më shumë, por nuk u treguan edhe aq të rrezikshëm para portës kundërshtare, duke zhvilluar më shumë një lojë në mesfushë.

Shansin e parë në ndeshje e kishte Jake Livermore në minutën e 12-të, por David de Gea bëri një pritje të mirë.

(Foto: Getty Images)

Tetë minuta në vonë një shans të mirë kishte Romelu Lukaku, por porteri Ben Fooster nuk lejoi që skuadra e tij të pranojë gol.

Lukalu provoi të shënojë edhe në minutën e 66-të, por nuk ia arriti.

Momenti kur Jay Rodriguez shënoi golin e fitores ndaj Man Utd (Foto: Getty Images)

Goli i vetëm në takim u shënua nga Jay Rodriguez në minutën e 73-të.

Pas kësaj humbje Man Utd vazhdon në pozitën e dytë me 71 pikë, një më shumë se Liverpooli, kurse WBA në vendin e fundit me 24 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho është ndaj Bournemouthit, kurse WBA kundër Liverpoolit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6hv1h6