Ciara dëshiron duet me Janet Jackson
28/04/2009
Krijuesja e hitit “Goodies” e kishte idhull Jackson që kur ajo kishte qenë e vogël dhe shpreson se një ditë heroi i saj do të pranojë të bashkohet me të në duet.
“Ëndrra ime është të bashkëpunoj me Janet Jackson. Ajo ishte një idhull i madh për mua derisa jam rritur. JJ është e shkëlqyeshme dhe çfarëdo që ndodh, nuk mund të harroni sa ka kontribuar ajo në muzikën amerikane”, ka thënë Ciara.
“Janet vërtet është një ikonë. Ajo është personi i vetëm të cilën e kam dëgjuar si fëmijë, së bashku me vëllain e madh të saj Michael”, ka shtuar këngëtarja seksi.


