Please enter at least 3 characters.

Chiellini ndaj Realit: Do përpiqemi deri në minutën e fundit

2018/04/Giorgio-Chiellini-Milan-e1522753971124.jpg
216:"TURIN, ITALY - MARCH 31: Giorgio Chiellini of Juventus in action during the serie A match between Juventus and AC Milan at Allianz Stadium on March 31, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images )
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, e pranon se Real Madridi është favorit, por Zonja e Vjetër do të jep maksimumin deri në minutën e fundit.

Italiani thotë se në skuadër ka dëshirë për të fituar dhe për të vazhduar më tej.

"Atje ka dëshirë për të fituar", ka thënë Chiellini për Premium Sport.

(Foto: Getty Images)

"Të martën luajmë ndaj Realit, por edhe kur luajtëm ndaj Monacos kishim të njëjtën dëshirë. Ne përgatitemi për gjitha ndeshjet në mënyrë të njëjtë".

"Duam të rritemi dhe të qëndrojmë në mesin e elitës, do përpiqemi deri në minutën e fundit që të kalojmë më tej".

"Zidane ka qenë këtu dhe e din që më raste Juventusi din të tregojë diçka më shumë nga vetja".

"Ata janë favorit, por ne duam të bëjmë mirë për tifozët, të cilët jetojnë për mbrëmje të tilla", ka thënë Chiellini. /Telegrafi/