Chelsea prezanton fanellat mysafire për edicionin e ri
29/07/2021
Chelsea ka prezantuar edhe fanellat e dyta, apo ato mysafire për edicionin e ri.
Gjiganti anglez të parat i kishte prezantuar në fund të edicionit të kaluar, por fanella e dytë kishte mbetur enigmë për tifozët e tyre deri më tani.
Kampioni në fuqi i Evropës i ka dhënë fund pritjes së tifozëve dhe tanimë ka bërë publike fanellat e reja mysafire.
Londinezët kanë befasuar të gjithë, pasi fanella e dytë do të jetë ngjyrë e verdhë.
Tanimë fanellat kanë dalë në shitje, derisa përveç ngjyrës së verdhë që dominon aty ka edhe vija të zeza.
Chelsea edhe më parë ka praktikuar fanellat me ngjyrë të verdhë. /Telegrafi/


