Please enter at least 3 characters.

Chelsea i gatshëm ta shesë Jorginhon këtë verë

2020/07/Jorginho-Lampard.jpg
280:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 25: Jorginho of Chelsea reacts following defeat during the UEFA Champions League round of 16 first leg match between Chelsea FC and FC Bayern Muenchen at Stamford Bridge on February 25, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea është i gatshëm të shesë mesfushorin Jorginho këtë verë, për çmimin e duhur.

Klubi londinez është i vetëdijshëm se Jorginho nuk është i kënaqur me situatën e tij në këtë klub.

Ai luajti vetëm 15 minuta në fitoren 3-2 të klubit ndaj Crystal Palace, hera e parë që hyri në fushë që nga rinisja e ligës pas tre muajve shkaku i pandemisë.

Sipas mediumit Goal.com, lojtari është i pakënaqur në Stamford Bridge dhe dëshiron të largohet.

Ish-trajner i tij Maurizio Sarri dëshiron ta marr Jorginho në Juventus gjatë verës.

Blutë janë gati të heqin dorë nga mesfushori, por duan të fitojnë shumicën e 57 milionë eurove që ata paguanin te Napoli për lojtarin në vitin 2018.

Është e paqartë nëse Juventusi mund të përputhet me atë shumë, veçanërisht pas nënshkrimit të Arthur nga Barcelona. /Telegrafi/