Please enter at least 3 characters.

Chelsea e gatshme të paguaj 80 milionë funte për dy lojtarë

2016/07/kante-2.jpg

Skuadra londineze dëshiron të bëjë çmendurinë në këtë afat kalimtar.

Sipas gazetës angleze The Sun, Chelsea janë të sigurt për nënshkrimin e mesfushorit të Leicester Cityt, N'Golo Kante dhe mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Lexo më shumë:Lajmet e fundit nga Transferimet

Shuma që skuadra londineze është e gatshme të paguaj për këto dy marrëveshje kap vlerën e kombinuar prej 80 milionë funteve.

Antonio Conte ka bërë një nënshkrimin të madh duke zëvendësuar trajnerin holandez, Guus Hiddink në Stamford Bridge.

Ndërsa, transferimi i tij i parë i trajnerit italian është sulmuesi belg, Michy Batshuayi, i cili u ble nga Marseille për 33.2 milion funte. /Telegrafi/