Please enter at least 3 characters.

Celina ia siguron fitoren Ipswichit me një supergol nga goditja e dënimit (Video)

2017/10/celina1-e1509215485633.jpg

Bersant Celina ka shënuar një supergol sot (e diel) nga goditja e dënimit duke ia siguruar fitoren skuadrës së tij, Ipswich Town.

Ipswich Town ka arritur t’i kthehet fitoreve në kampionat në ndeshjen e tyre në udhëtim ndaj Burtonit pas tri humbjeve radhazi.

Ky takim u fitua me rezultat të ngushtë 2-1, ku vendimtar ishte ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina.

Sulmuesi i Kosovës shënoi golin e fitores në minutën e 89-të të ndeshjes.

Megjithatë, ky nuk ishte një gol i thjesht pasi Celina shënoi nga goditja e lirë duke e bërë edhe më të madhe fitoren.

Ky ishte goli i tretë i sulmuesit të Kosovës në 14 ndeshjet e zhvilluara në Championshipin anglez. /Telegrafi/