Please enter at least 3 characters.

Çavuşoğlu: Nëse i vënë sanksione vendit tonë, Turqia do t'i mbyll dy bazat e rëndësishme ajrore për SHBA-të

2019/12/1-87.jpg
500:"A U.S. Air Force F-15E Strike Eagle lands on the runway Nov. 12, 2015, at Incirlik Air Base, Turkey. Six F-15Es from the 48th Fighter Wing deployed to Incirlik deployed as a part of Operation Inherent Resolve in coordination with the Turkish Government and to reinforce our shared commitment to the fight against ISIL in Iraq and Syria. These aircraft are designed to perform air-to-air and air-to-ground missions in all weather conditions. (U.S. Air Force photo by Staff Sgt. Jack Sanders/Released)
18:"39th Air Base Wing

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar sot se SHBA-ve mund t'ia ndalojnë përdorimin e dy bazave ajrore në Turqi, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të mundshme që mund të ndodhin kundër vendit të tij, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Këto komente Çavuşoğlui bëri pas raportimeve se zyrtarët amerikanë janë pajtuar që t'i vihen sanksionet Turqisë, për shkak të vendimit për blerjen e sistemit raketor rus S-400, transmeton Telegrafi.

"Në rast se vendosin të sanksionojnë Turqinë, bazat ajrore Incirlik dhe Kuredzik mund të jenë pjesë e agjendës së rendit të ditës", ka shtuar Çavuşoğlu.

Gjithashtu shtoi se anëtarët e Kongresit amerikan duhet ta kuptojnë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, pasi sipas tij "askund nuk do të qojnë" këto sanksione të përfolura.

Baza ajrore Incirlik në jug të Turqisë ka qenë baza kryesore për operacionet ushtarake të SHBA-ve në Lindjen e Mesme, dhe së fundmi në luftën kundër ekstremistëve të ISIS-it në Siri dhe Irak. Derisa baza tjetër Kuredzik në jug të Turqisë, konsiderohet si element kyç për NATO-n. /Telegrafi/