Cardiff 0-5 Man City, vlerësimet e futbollistëve
22/09/2018
Manchester City ka fituar në udhëtim te Cardiff City me rezultat të thellë 0-5 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Ligës Premier.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka filluar të ri-marr formën e saj të vjetër pasi pas barazimit befasues ndaj Wolves, ka arritur tri fitore radhazi.
Golat në këtë fitore të thellë ndaj Cardiffit u shënuan nga Sergio Aguero (32'), Bernardo Silva (35'), Ilkay Gundogan (44') dhe Riyad Mahrez (67', 89').
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli portguez, Silva, i cili u vlerësua me notë 9.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mysafirin Bruno Manga që u notua me 5.5. /Telegrafi/Cardiff:


