Please enter at least 3 characters.

Candreva: Do japim maksimumin në derbi, duam që të mbajmë Milanin poshtë nesh

2018/02/Antonio-Candreva.jpg
344:"MILAN, ITALY - DECEMBER 03: Ivan Perisic of FC Internazionale Milano celebrates with his team-mate Antonio Candreva and Andrea Ranocchia after scoring the opening goal during the Serie A match between FC Internazionale and AC Chievo Verona at Stadio Giuseppe Meazza on December 3, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Interit, Antonio Candreva, ka premtuar se do të jep më shumë se maksimumin në derbin ndaj Milanit në fundjavë.

Zikaltrit do të luajnë ndaj kuqezinjve të dielën mbrëma dhe është një ndeshje që luhet për një vend në Ligën e Kampionëve.

“Do ishte një dhuratë (duke iu referuar fitores) për të gjithë ne dhe tifozët në të dielën", ka thënë Candreva për Premium Sport, që sot (e mërkurë) e feston ditëlindjen e 31-të.

(Foto: Getty Images)

“Fitorja do të na ndihmonte shumë pas një periudhe të vështirë që kemi pasur dhe të përgatitemi në mënyrën më të mirë për fundin e sezonit".

“Shpresoj të shënoj së shpejti, do ishte mirë ta bëja në derbi për skuadrën dhe kështu të vazhdojnë për një vend në Ligën e Kampionëve".

“Milani po kalon në një periudhë fantastike, por ata ende janë poshtë nesh dhe duam t'i mbajmë ashtu".

“Derbi është një lojë në vetvete, ndryshe nga të tjerat, por në fund të ditës vlen vetëm tre pikë. Derbi është i vështirë, por do japim 101 per qind", ka shtuar Candreva.

Italiani këtë sezon në Serie A dhuruar tetë asistime në 25 ndeshje, ndërsa gol ende nuk ka shënuar në 1873 minuta lojë. /Telegrafi/