Please enter at least 3 characters.

Britania e vendos në listën e organizatave terroriste Hamasin

2021/11/000_9AW3PZ.jpg
801:"Members of the Ezz-Al Din Al-Qassam Brigades, the armed wing of the Hamas movement, stand on an Israeli flag during a military parade in a street in Khan Yunis, in the southern Gaza Strip on May 27, 2021. - The Egyptian-brokered truce ended 11 days of heavy Israeli bombing of Gaza and rocket fire from the impoverished coastal enclave into Israel. Israeli air strikes and artillery fire on Gaza killed 254 Palestinians, including 66 children, and wounded more than 1,900 people in 11 days of conflict from May 10, the health ministry in Gaza says. Rocket and other fire from Gaza claimed 12 lives in Israel, including one child and an Arab-Israeli teenager, an Israeli soldier, one Indian national and two Thai workers, medics say. Some 357 people in Israel were wounded. (Photo by SAID KHATIB / AFP)
3:"AFP

Sekretarja e Punëve të Brendshme të Britanisë së Madhe, Priti Patel njoftoi se qeveria britanike e ka futur grupin militant palestinez Hamas në listën e "organizatave terroriste".

Kjo ka bërë që Britania të afrojë qëndrimet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, të cilat tash e sa kohë e kanë dënuar këtë formacion ushtarak.

"Hamasi ka aftësi të rëndësishme terroriste, duke përfshirë qasje në armatim të gjerë dhe të sofistikuar, si dhe në objektet e trajnimit të terroristëve. Kjo është arsyeja pse sot kam vepruar për ta ndaluar në tërësi Hamasin", shkruan në deklaratë, Patel.

Ndalimi i grupit në tërësi do të jetë në vijë me “Aktin e Terrorizmit” të vitit 2000, duke e sjellë ligjin e Mbretërisë së Bashkuar në përputhje me aleatët si SHBA dhe BE. Krahu militant i Hamasit, Brigadat al-Qassam që sundon Rripin e Gazës, është i ndaluar sipas ligjit të Mbretërisë së Bashkuar që nga muaji mars i vitit 2001.

Patel tha të premten se nuk është e mundur të bëhet dallimi midis krahëve ushtarakë dhe politikë të Hamasit.

Ndryshe, mbështetësit e grupit mund të përballen me 14 vjet burg nëse shpallen fajtorë në Britani. Shkeljet do të përfshijnë valimin e flamurit të Hamasit, organizimin e takimeve të grupit ose veshja si mbështetësit e Hamasit. /Telegrafi/