Boyle, Cruz dhe Ledger fitues nё BAFTA Awards
Boyle u emërua regjisori mё i mirё pёr filmin ”Slumdog Millionaire”, film i cili poashtu fitoi çmime edhe pёr kategoritë skenar i adoptuar, muzika, kinematografia, editimi dhe zёrimi.
Kate Winslet, ka mposhtur konkurrencёn nga Angelina Jolie, Kristin Scott Thomas dhe Meryl Streep pёr tё marrё çmimin e aktores mё tё mirё nё rol kryesor, pёr rolin e saj nё filmin “The Reader”.
Winslet ёshtё po ashtu kandidate pёr tё fituar edhe çmimin Oskar mё 22 shkurt, po me rolin nё filmin “The Reader”.
Penelope Cruz ka dalё fituese nё kategorinë e aktores mё tё mirё nё rol dytësor, pёr rolin e saj tё Maria Elena nё filmin “Vicky Cristina Barcelona”.
I ndjeri Heath Ledger ka fituar çmimin aktori mё i mirё nё rol dytësor, pёr rolin Jokerit, nё filmin e ri tё Batmanit, “The Dark Knight”.


