Please enter at least 3 characters.

Bora e lë në terr sonte komunën e Deçanit

2019/01/49389728_1499688343497777_4956510461378953216_n.jpg

Reshjet e borës përpos vështirësive që kanë krijuar në qarkullim, kanë shkaktuar probleme edhe në rrjetin energjetik.

Komuna e Deçanit sonte ka mbetur pa rrymë, shkaku i prishjes së kabllos së tensionit të lartë.

Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj duke thënë se shpreson që KEDS ta rregullojë këtë problem deri nesër.

Postimi i tij i plotë:Të nderuar qytetarë,Me keqardhje më duhet të ju informoj, se për shkak të prishjes së kabllos nëntokësore të tensionit të lartë. Sonte në qytetin e Deçanit nuk do të ketë rrymë.Shpresoj dhe besoj që deri nesër në mesditë të riparohet prishja nga KEDS-i!Ju falënderoj për mirëkuptim!. /Telegrafi/