Please enter at least 3 characters.

Bllokohet Marrëveshja për kartonin e gjelbër

2016/01/bllokohet-marr-euml-veshja-p-euml-r-kartonin-e-gjelb-euml-r_hd.jpg

Kjo ka shkaktuar edhe përçarje mes kompanive të sigurimit, përfaqësues të së cilave janë pjesë e takimeve në Bruksel, ku po diskutohet me palën serbe për arritjen e memorandumit të mirëkuptimit për lëvizjen e lirë me Serbinë.

Nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve kanë mohuar të jetë diskutuar në Bruksel çështja e kartonit të gjelbër.

Rrahim Pacolli, nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK), si pjesëmarrës i delegacionit të Kosovës në takimet e zhvilluara në Bruksel, ka thënë se marrëveshja që Kosova të lëshojë kartonin e gjelbër është bllokuar në momentet e fundit nga kolegët e tij. Kjo, sipas tij, ka shkaktuar zhgënjim tek Bashkimi Evropian, të cilët kanë shprehur gatishmëri që para anëtarësimit me të drejta të plota në Byronë Evropiane, Kosovës t’i lejohet shitja e kartonit të gjelbër.

Ai ka thënë se nuk i di arsyet pse është bllokuar.
Por Rexhep Idrizaj, që është kryesues në Asamblenë e Përgjithshme të Anëtarëve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, ka dhënë një version tjetër. Ai ka mohuar të jetë diskutuar në Bruksel anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Byrove të kartonit të gjelbër.
Dhënia e së drejtës për lëshimin e kartonit të gjelbër është ndërlidhur me bisedimet për policat e sigurimit mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/