Please enter at least 3 characters.

Biden: Amerika është kthyer, sërish do ta udhëheq botën

2020/11/09d4ea26-a54b-404a-ba38-4899ae5084ca.jpg
720:"US President-elect Joe Biden(L) speaks during a cabinet announcement event in Wilmington, Delaware, on November 24, 2020. - US President-elect Joe Biden introduced November 24, 2020 a seasoned national security team he said was prepared to resume US leadership of the world after the departure of President Donald Trump. "It's a team that will keep our country and our people safe and secure," Biden said, introducing his picks for secretary of state, national security advisor, intelligence chief, and other key cabinet jobs"It's a team that reflects the fact that America is back. Ready to lead the world, not retreat from it," Biden said. (Photo by CHANDAN KHANNA / AFP) (Photo by CHANDAN KHANNA/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden tha se ishte i kënaqur sepse administratës iu lejua të fillonte transferimin e pushtetit në procesin e formimit të një qeverie të re.

Biden iu drejtua publikut sot në Wilmington, Delaware, ku ka prezantuar edhe disa prej figurave me të cilët do ta udhëheq SHBA-në, raporton cnn.

"Kalimi i pushtetit do të lejojë ekipin tim të përgatitet për sfidat që priten përpara, në procesin e transferimit të pushtetit nga administrata e Trumpit", tha Biden.

Biden u konfirmua nga Agjencia Shtetërore për Çështjet e Përgjithshme si fituesi i zgjedhjeve në SHBA, i cili i lejon ekipit të tij qasje në shërbimet federale dhe Ministrinë e Drejtësisë, në mënyrë që të eliminojë kërcënimet e mundshme të sigurisë.

Shtetet e Bashkuara janë "të gatshme për të udhëhequr botën", tha presidenti i sapozgjedhur Biden, duke përfaqësuar ekipin diplomatik dhe të sigurisë kombëtare të qeverisë së ardhshme.

"Është një ekip që pasqyron faktin se Amerika është kthyer, e gatshme për të udhëhequr botën dhe jo për t'u tërhequr nga ajo," tha Biden, duke lënë të kuptohet një kthesë në politikën e jashtme. /Telegrafi/