Please enter at least 3 characters.

Besian Mustafa zgjedhet kryetar i Degës së katërt të LDK-së në Prishtinë

2019/01/Besian-Mustafa-zedhenes-i-LDK-se-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg
14:"Ridvan Slivova

Besian Mustafa është zgjedhur kryetar i Degës së katërt të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Kandidat në këtë garë ka qenë edhe deputeti Arben Gashi, mirëpo delegatët e degës së katërt shumicën e votave ia kanë dhënë kryetarit tashmë të ri, Besian Mustafës.

Mustafa i ka siguruar 50 vota. Ndërsa deputeti Gashi i ka siguruar gjashtë vota më pak se kundërkandidati i tij, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se në garë ka qenë edhe deputeti tjetër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, por ai është tërhequr nga kandidimi disa javë më parë.