Please enter at least 3 characters.

Berisha: Gabuam shumë ndaj Empolit, kundër Napolit duhet të paraqitemi më mirë

2018/11/Etrit-BerishA-e1543194790150.jpg
240:"BERGAMO, ITALY - SEPTEMBER 02: Etrit Berisha of Atalanta BC reacts during the serie A match between Atalanta BC and Cagliari at Stadio Atleti Azzurri d'Italia on September 2, 2018 in Bergamo, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Nga fitorja 4-1 ndaj Interit në një humbje 3-2 ndaj Empolit, kjo është Atalanta.

Edhe pse Etrit Bershia bëri një paraqitje të mirë, portieri shqiptar nuk mundi të shpëtojë skuadrën e tij nga humbja.

29-vjeçari e pranoi se skuadra e tij bëri shumë gabime, por shpreson që ato mos të përsëriten në ndeshjen e ardhshme kundër Napolit.

“Për fat të keq kemi bërë një ndeshje jo si zakonisht, por ekzistojnë edhe ditë të këqija”.

“Më vjen keq si shkoi, ishim në avantazh 2-0, ndoshta menduam se ndeshja u mbyllë. Gabuam shumë, nuk i kemi bërë gjërat ashtu siç planifikuam para ndeshjes”.

“Napoli? Mungon Ilicic, por kemi shumë lojtarë që mund të bëjnë mirë. Duhet të përpiqemi të bëjmë një paraqitje të mirë ashtu siç jemi mësuar të bëjmë”.

“Sfidojmë një skuadër që luan shumë mirë, por ne do përpiqemi të bëjmë lojën tonë”, ka thënë Berisha, shkruan TuttoMercatoWeb.

Pas 13 xhiros Atalanta renditet në vendin e nëntë me 18 pikë.

Vlen të theksohet se nga minuta  parë për zikaltrit luajti mbrojtësi Berat Gjimshtiti, kurse për vendasit Frederik Veseli. /Telegrafi/