Please enter at least 3 characters.

Benitez: Luajmë me 70 për qind të kapacitetit

2016/01/f.0902141558200_m.jpg

Napoli shkatërroi Bolognan me rezultat 3-0 javën e kaluar dhe të shtunën mposhti Chievon me rezultat 4-2.

“Ka ende disa gjëra të cilat duhet të përmirësohen, mendoj se skuadra është 70 për qind e gatshme dhe ne ende kemi kohë të zhvillohemi dhe të bëhemi edhe më konkurrues”.

“Ajo çfarë më pëlqen është lloji i lojës që lojtarët po tregojnë në fushë. Ky është një ekip i ri; një sistem tjetër i lojës dhe ne po japim gjithçka për të arritur kreun”.

“Tash kemi pauzën në garë, por ne do të vazhdojmë këtë rrugë. Jam shumë i bindur dhe i kënaqur me këto dy ndeshje”, ka thënë Benitez. /Telegrafi/