Please enter at least 3 characters.

Befason Lukaku, mendon pensionimin nga Belgjika

2018/08/Lukaku-Belg-e1534447887952.jpg
266:"SOCHI, RUSSIA - JUNE 18: Romelu Lukaku of Belgium celebrates after scoring his team's third goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group G match between Belgium and Panama at Fisht Stadium on June 18, 2018 in Sochi, Russia. (Photo by Francois Nel/Getty Images)
12:"Getty Images

Romelu Lukaku ka befasuar të gjithë me deklaratat e fundit në lidhje me pensionimin e tij.

Lukaku është njëri nga lojtarët kryesor të Kombëtares së Belgjikës viteve të fundit.

Një gjë të tillë e ka treguar edhe në Kupën e Botës "Rusia 2018", ku me katër gola të shënuara ndihmoi belgët të arrijnë vendin e tretë.

Megjithatë, deklaratat e tij të fundit në lidhje me futbollin ndërkombëtar i kanë befasuar të gjithë.

Lukaku është golashënuesi më i madh në histori të Belgjikës (Getty Images)

Sulmuesi i Manchester Unitedit në një intervistë të tij ka thënë se mendon pensionimin nga kombëtarja pas Euro 2020.

"Pas kampionatit evropian, mendoj se unë do të ndalem", ka thënë shkurt Lukaku kur u pyet në lidhje me futbollin ndërkombëtar.

Kjo është sigurisht një befasi e madhe, pasi Lukaku momentalisht ka vetëm 25 vjet dhe pas Euro 2020 do t'i kishte vetëm 27 vjet.

Ndryshe, Lukaku është golashënuesi më i madh në histori të Belgjikës me 40 gola, të cilat kanë ardhur nga 75 ndeshje. /Telegrafi/