Please enter at least 3 characters.

Bayerni dëshiron të bëjë një tjetër transferim nga Atletico, Rodri objektiv i kampionëve të Gjermanisë

2019/04/GettyImages-1051952950.jpg
207:"CARDIFF, WALES - OCTOBER 11: Spain player Rodri in action during the International Friendly match between Wales and Spain on October 11, 2018 in Cardiff, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Bayern Munich ditë më parë ka kompletuar transferimin e Lucas Hernandez nga Atletico Madrid.

Kampionët e Gjermanisë paguan 80 milionë euro për të transferuar kampionin e botës me Francën në Allianz Arena.

Por dy skuadrat e famshme evropiane mund të bëjnë një tjetër marrëveshje së bashku.

Bavarezët janë duke kërkuar mesfushorin e talentuar Rodri dhe për këtë janë gati të paguajnë aq sa kërkon Atletico Madrid.

Rodri gjatë ndeshjes Atletico Madrid - Sevilla. (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Skuadra nga ‘Wanda Metropolitano’ i ka bërë të qartë Bayernit se dëshiron së paku 70 milionë për xhevahirin e tyre.

Mesfushori defensivë po shihet nga Bayerni si zëvendësuesi adekuat i bashkëkombësit të tij Javi Martinez që pritet të rikthehet në Bilbao.

Gjithsesi për të arritur te lojtari, Bayerni duhet ta mposhtë konkurrencën e kampionëve të Anglisë, Manchester City. /Telegrafi/