Basketboll: Nesër fillon “beteja“ titull
22/05/2012
Sigal Prishtina dhe Trepça do të përballen nesër prej orës 19:00 në pallatin e Rinisë dhe të Sporteve të kryeqytetit.
Faza finale zhvillohet në pesë ndeshje dhe në tri fitore. Përparësinë e terrenit e ka Sigal Prishtina e cila në takimet e ndërsjella ka mundësinë e një ndeshje më shumë për ta zhvilluar në cilësinë e skuadrës nikoqire.
Kampion aktual është Sigal Prishtian ndërsa Trepça fitues i kupës. Në gjysmëfinale Sigal Prishtina mundi Bashkimin ndërsa Trepça mposhti Pejën. /Telegrafi/


