Barton është paraqitur fshehtas në një qendër rehabilitimi
02/09/2008
Ish-aktorja e serialit “The O.C.” në dhjetor të vitit të kaluar ishte arrestuar nga policia e trafikut pasi që kishte vozitur në gjendje të dehur, dhe pastaj ishte dënuar me 36 muaj lirimi me kusht, duhej të ndiqte orë të edukatës për alkoolin dhe kishte paguar një shumë parash si gjobë për thyerjen e ligjit.
Pas kësaj Barton kishte shkuar në një qendër rehabilitimi t’i dëshmonte vetes dhe autoriteteve se ajo nuk ishte një pijanece.
“Dëshiroja t’i tregoja gjykatës se e kisha marrë me shumë seriozitet këtë gjë, prandaj shkova në një qendër rehabilitimi për të dëshmuar se nuk isha pijanece. Kjo gjë më ndihmoi vërtet, prandaj e përfundova programin pa u treguar as miqve të mi”, ka zbuluar aktorja.


