Please enter at least 3 characters.

Barcelona nuk interesohet më për Aubameyangun, përqendrohet te Lautaro

2020/01/auba-lautaro-barca.jpg

Barcelona thuhet se nuk është më e interesuar në transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang nga Arsenali.

Skuadra katalunase ka tentuar të transferojë sulmuesin gabonez në afatin kalimtar të janarit, si mbështetje për Luis Suarezin që u lënduan.

Por, sipas asaj që raporton Daily Star, kampioni i La Liga-s ka hequr dorë nga transferimi i Aubameyangut dhe po fokusohet te Lautaro Martinez.

Sulmuesi argjentinas preferohet shumë nga Lionel Messi si partner në sulm, mirëpo që Interi nuk do ta lejoj aq lehtë të larohet.

Nerazzurët i duan mbi 120 milionë euro për ta lënë Lautaron të lirë që të largohet nga Giusseppe Meazza. /Telegrafi/