Please enter at least 3 characters.

Barcelona e hapur për ofertat në drejtim të Coutinhos

2019/02/Coutinho-Barca-e1549726502529.jpg
276:"BARCELONA, SPAIN - JANUARY 30: Philippe Coutinho of FC Barcelona celebrates after scoring his team's third goal during the Copa del Quarter Final match between FC Barcelona and Sevilla FC at Nou Camp on January 30, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi spanjoll, Barcelona thuhet se është gati të dëgjojë ofertat që vijnë në drejtim të yllit brazilian, Philipe Coutinho.

Coutinho u nënshkrua vetëm një vit më parë nga Liverpooli për një shifër të raportuar prej 145 milionë eurosh.

Megjithatë, ylli brazilian nuk ka qenë në formë të mirë për ekipin katalunas në gjysmën e sezonit të kaluar dhe deri më tani në këtë sezon.

Paraqitjet e luhatshme dhe forma jo e mirë thuhet se kanë bërë Barcelonën të mendojë të ardhmen e tij.

Coutinho nuk ka bindur ende drejtuesit e Barcelonës (Getty Images)

Sipas gazetës spanjolle Marca, Barcelona është e hapur për të dëgjuar ofertat për Coutinhon vetëm një vit pas nënshkrimit të tij.

Skuadrat e interesuara për yllin brazilian nuk mungojnë dhe ato vijnë kryesisht nga kampionati anglez, Liga Premier.

Manchester Unitedi dhe Chelsea raportohet se janë duke shikuar situatën e brazilianit dhe është njëri nga objektivat e tyre të verës.

Marca shton se Blaugranët mund ta lënë të lirë lojtarin të largohet nëse vjen një ofertë e përafërt me tarifën që kanë paguar një vit më parë. /Telegrafi/