Please enter at least 3 characters.

Barca me fanellat e reja, reagon Federata e Kroacisë: Përpjekje e mirë për të na kopjuar

2019/06/rakitic__13__.jpg

Barcelona ka zbuluar fenellat e reja për sezonin e ardhshëm.

Për herë të parë në histori, gjiganti katalunas do të luajë me fanellat në formë të katrorëve, e cila i ngjan shumë ekipit kombëtar kroat.

Për shkak të kësaj, Federata e Futbollit të Kroacisë ka reaguar duke i dërguar një mesazh kampionit spanjoll.

"Provë e mirë, Barcelona, por ju nuk mund të tejkaloni kuqe e bardhët - dhe ne jemi të sigurt se Ivan Rakitic do të jetë i lumtur me fanellën e re!", shkroi në reagimin e HNS-ë.

Mbetet të shihet nëse do të reagojnë blaugranat pas këtij “provokimi” të kombëtares së Kroacisë.

Ndryshe, Kroacia është e njohur për këto fanellë dhe në bazë të saj ka marrë nofkën “katrorët”. /Telegrafi/