Please enter at least 3 characters.

Barack Obama me urim emocionues për Michelle

2020/05/GettyImages-1184273972.jpg
342:"CHICAGO, ILLINOIS - OCTOBER 29: Former U.S. President Barack Obama gives his wife Michelle a kiss as they close the Obama Foundation Summit together on the campus of the Illinois Institute of Technology on October 29, 2019 in Chicago, Illinois. The Summit is an annual event hosted by the Obama Foundation. (Photo by Scott Olson/Getty Images)
12:"Getty Images

Figura të ndryshme publike kanë shpërndarë mesazhe të ndryshme kushtuar nënave dhe bashkëshorteve të tyre për shkak të Ditës së Nënave.

Një urim të veçantë i ka bërë edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, gruas së tij të suksesshme, Michelle Obama.

Përmes rrjetit social Instagram ai ka ndarë një imazh me bashkëshorten e tij, teksa shihen të përqafuar me njëri-tjetrin.

"Edhe nëse nuk mund t'u jepni përqafime nënave tuaja sot, shpresoj që mund t'u jepni një falënderim shtesë. Faleminderit dhe urime Ditën e Nënave për gruan që bën gjithçka të mundur. Të dua", ka shkruar Obama në përshkrimin e fotografisë.

Ndërkaq, Michelle vazhdon të qëndrojë në top-listat e femrave me të suksesshme në mbarë botën. /Telegrafi/