Please enter at least 3 characters.

Barack dhe Michelle Obama me dedikime të ndjeshme në përvjetorin e 27-të të martesës

2019/10/MichelleBarackObama-e1570259651568.jpg
439:"WASHINGTON, DC - FEBRUARY 12: Former U.S. President Barack Obama and first lady Michelle Obama participate in the unveiling of their official portraits during a ceremony at the Smithsonian's National Portrait Gallery, on February 12, 2018 in Washington, DC. The portraits were commissioned by the Gallery, for Kehinde Wiley to create President Obama's portrait, and Amy Sherald that of Michelle Obama. (Photo by Mark Wilson/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle, e kanë festuar përvjetorin e 27-të të martesës.

Ata u martuan në vitin 1992, ndërsa mediat amerikane i kanë përshkruar si çiftin më të qëndrueshëm duke e konsideruar si shembull për shumëkënd.

Përmes mesazheve të ndjeshme, ata e kanë uruar njëri-tjetrin përmes postimeve në rrjetet sociale, ndërsa nuk kanë munguar edhe fotografitë nga martesa.

"Para 27 vitesh, ky njeri më premtoi një jetë plot aventura. Mund të them se i ka përmbushur. Kjo është për kapitullin tonë të ri pasi kemi mbetur fole e zbrazur (pas largimit të fëmijëve) dhe po zbulojmë çfarë po na pret - derisa në të njëjtën kohë po e ndjejmë magjinë e asaj që na ka mbajtur bashkë gjatë gjithë këtyre viteve. Urime përvjetorin, Barack", ka shkruar Michelle.

"Siç kanë thënë 'The Beatles': 'Po bëhet gjithnjë e më mirë'. Faleminderit, zemër, për 27 vite të mrekullueshme!", ka shkruar Barack në Twitter. /Telegrafi/