Banka Raiffeisen me shërbimin e ri M-banking
“M-banking është edhe një shërbim i ri në kuadër të shërbimeve moderne bankare të cilat Banka Raiffeisen i sjell vazhdimisht në treg për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e klientëve të saj“ tha Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen në Kosovë.
Për më shumë informacione rreth shfrytëzimit të M-banking, klientët mund të klikojnë në linkun e ofruar nga banka në web faqen www.raiffeisen-kosovo.com. Përveq linkut standard ofrohen edhe aplikacionet për iPhone dhe Android. Klientët mund të përdorin të njëjtin emër dhe fjalëkalim të e-banking për të shfrytëzuar shërbimet M-banking.
Banka Raiffeisen në Kosovë ka 50 degë dhe nëndegë, 102 bankomatë të instaluar në vende të ndryshme në Kosovë dhe më shumë se 1500 pika të shitjes. /Telegrafi/


