Ban Ki-moon thekson rëndësinë e dialogut
18/03/2013
Në një komunikatë të cilën e ka shpërndarë zëdhënësi i UNMIK-ut Olivije Salgado, dhe të cilën e transmeton agjencia Beta, thuhet se Ban Ki-moon është kurajuar me përpjekjet e Prishtinës dhe Beogradit për të arritur një përparim qenësor në kontekstin e dialogut të cilin e ndihmon Baronesha Catherine Ashton, citon Koha.net..
Këshilli i Sigurimit të OKB-së në fund të kësaj jave do të debatojë për Kosovën. /Telegrafi/


