Balotelli ndërron skuadrën, Fanny ndërron “fanellën”
25/08/2015
E ndërsa Mario Balotelli ndërron kampionat dhe vend, ish e dashura Fanny Neguesha, ndërron fanellë dhe numër.
Modelja belge ka preferuar të qëndrojë në Angli, edhe pse Balotelli – dikur dashuria e saj e madhe, tashmë gjendet në Itali.
Fanny, e cila është ndarë nga italiani disa muaj më parë, ka nisur një tjetër histori dashurie me futbollistin e West Ham United, Cheikou Kouyate.
Bukuroshja ka hedhur në rrejtin social Instagram disa fotografi me të dashurin e ri. Ajo duket qartë se është e lumtur me të.
Fanny dhe Balotelli patën një histori trevjeçare së bashku me ndarje të shpeshta dhe ribashkime. Në fund deklaruan se do të shkojnë drejt altarit, por kjo gjë nuk ndodhi, pasi Mario i dha lamtumirën. /Telegrafi/


